Gafa e pafalshme/ Interi “i jep shkelmin” titullit, mundet nga Bologna

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.04.2022, 22:22

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot me Interin në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Inzagi është mundur 2-1 nga Bolonja në ndeshjen e prapambetur, duke humbur shansin ideal të kalonte Milanin në krye të tabelës. Tashmë kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund, Milani është kryesues me 74 pikë, ndërsa Interi ka dy më pak.

Ekipi i Interit e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 3-të me Ivan Perisic, por në minutën e 28-të, Marko Arnautovic arriti të barazojë shifrat në 1-1. Pjesa e dytë nuk është se solli shumë raste, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.

Në minutën e 82-të, stadiumi ‘Renato d’Allara’ u rikthye në festë të zjarrtë, pasi që Nicola Sansone shënoi gol me ndihmën e portierit mik, Radu për 2-1. Ky i fundit bëri një gafë të pafalshme që do kujtohet gjatë. Mbyllet 2-1 dhe titulli tani kalon nga duart e Milanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit