Bledar Sinani, koka e kazinove të Tiranës që ka bekimin e Edi Ramës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.04.2022, 17:02

Ditën e djeshme raportuam mbi shifrat marramendëse që lemë shqiptarët në kazinotë e licencuara të Tiranës.

Nisma e qeverisë me mbylljen e qendrave të basteve, thjesht krijoi monopol për oligarkët e kazinove në mënyrë që të gjithë paratë të përqendroheshin tek këta oligarkë që rrjepin popullin në të njëjtën metodë.

Nëse në baste apo skedina luheshin shuma të vogla, Edi Rama mundësoi me anë të ligjit të ri që paratë e lojtarëve të përfundonin në kazinotë e Olsi Ramës dhe ortakëve të tij.

Në vitin 2021, vlera e humbur në kazino ishte 80 MLN € dhe ajo e fituar vetëm 3 MLN €. E gjithë kjo vlerë monetare e deklaruar, pa llogaritur atë të padeklaruarën, është shpërndarë në 4 kazino të licencuara të vendit.

Dy prej tyre, të cilat e kanë marrë licencën kohët e fundit, Grand Casino e cila ndodhet tek Plaza Dari i Apex e ka me bashkëpronarin Behar Male. Royal Eagle e cila ndodhet tek ish-Sheratoni është po ashtu në pronësi të Bledar Sinanit dhe ortakut të tij austriak Johannes Weissengruber.

Por kush është Bledar Sinani, personi i njohur ndryshe në këtë fushë si Dari i Apex-it dhe pse aslush nuk flet për të?

Në vijim JOQ Alania ju shpalos denoncimin e një qytetari i cili ka shkruar në redaksinë tonë se e njëjta skemi si me bastet online aplikohet në kazino, ky qytetarët shqiptarë lëmë shifra marramendëse parash. Konkretisht ai ka dërguar disa prova në kazinonë Royal Eagle të Sinanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit