Gruaja godet për vdekje qenin e familjes pasi sulmoi vajzën e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2022, 15:17

Një grua në SHBA ka goditur me thikë qenin e familjes, pasi ai sulmoi vajzën e saj. Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë u regjistrua të dielën, kur dy pitbullat të cilat zakonisht mbaheshin jashtë, u lejuan të hynin në shtëpinë në Pico Rivera, Kaliforni.

Pas kësaj, pitbullat iu afruan vogëlushes dhe e sulmuan atë, ndërsa nëna, tezja dhe gjyshja e Rubit u përpoqën ta lironin 1-vjeçaren duke pësuar plagë nga kafshimi gjatë procesit, por nuk ishin në gjendje të largonin qentë pas disa minutash.

Woman Stabs Family Dog To Death After It Attacks Her Daughter

Për këtë arsye, nga frika për jetën e vajzës së saj nëna e vogëlushes mori një thikë dhe filloi të godiste kafshët shtëpiake. Njëri prej të cilëve ngordhi në vend, ndërsa tjetri thjesht ka marrë plagë të shumta.

Mum Stabbed Family Dog To Death As It Mauled Her One-year-old Daughter - Public News Time

"Bëra çdo gjë që duhej të bëja për të mbrojtur vajzën time, sepse ai nuk do ta linte vajzën time, kështu që u desh ta bëja. Ndihem shumë keq, por duhet ta bëja. Jam e sigurt që çdokush do ta kishte bërë. Mendova se vajza ime do të vdiste”-tha nëna e vogëlushes.

Ndërkohë, 1-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte pësuar lëndime nga kafshimi në këmbë dhe shpatullën e saj dhe iu nënshtrua një operacioni.

Pit Bulls Attack Family, Mom Stabs Dog To Death In LA County: Reports | Los Angeles, CA Patch

Mjekët i thanë familjes se ajo do të duhet t'i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër për një frakturë të kofshës.

"Qeni po e kafshonte mbesën time në këmbë dhe kur u përpoqa ta tërhiqja, ai më kafshoi dorën.”-u shpreh gjyshja e Ruby.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit