Tesla humbet 125 miliardë dollarë në një ditë, pasi Elon Musk bleu Twitter-in

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2022, 14:02

Aksionet e Tesla-s ranë dje, pasi Elon Musk bleu Twitter-in.

Musk, i cili është CEO i kompanisë së makinave elektrike, mori një goditje mjaft të madhe, për shkak se aksionet e Tesla ranë me më shumë se 12 për qind.

Sipas mediave të huaja, Musk thuhet se ka siguruar një kredi për 12.5 miliardë dollarë kundrejt 17 për qind të aksioneve të tij në Tesla dhe ndaj dyshohet se ka ndodhur kjo gjë.

Tesla Loses $125 Billion In One Day After Elon Musk Buys Twitter

Ai gjithashtu thuhet se ka marrë hua 13 miliardë dollarë të tjera nga Wall Street, gjë që ka bërë që investitorët të shqetësohen dhe të mendojnë se Musk do të shkarkojë aksionet e Tesla-s.

Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që aksionet e Tesla-s janë goditur.

Përveç shqetësimeve për aksionet e Tesla-s, të shumtë janë ata që kanë shprehur shqetësimin për blerjen e Twitter nga miliarderi, madje disa prej tyre kanë “braktisur” edhe platformën.

Tesla loses $125 bn in market value as Musk buys Twitter

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit