PSG e pret, por Lukaku do vetëm Interin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.04.2022, 13:35

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku dëshiron të largohet nga klubi anglez gjatë verës dhe opsionet për të ardhmen nuk i mungojnë. Sulmuesi belg nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij që nga rikthimi në Premier League verën e kaluar. 28-vjeçari dëshiron të largohet sapo të hapet merkatoja e verës dhe klubet e interesuara nuk mungojnë.

Megjithatë, sipas faqes Football Italia, preferenca e Lukakut është rikthimi te Interi. Lukaku fitoi Scudetton me Interin sezonin e kaluar, duke luajtur për trajnerin e atëhershëm të Interit, Antonio Conte. Lukaku ka qenë gjithashtu i lidhur me Paris Saint-Germain kohët e fundit, nëse ata do të merrnin Conten si trajner në verë. Burimi vazhdon të thotë se Lukaku do të duhet të ulë ndjeshëm pagën e tij nëse dëshiron të kthehet në Inter, pasi ata mund të paguajnë vetëm gjysmën e asaj që ai fiton aktualisht në Chelsea.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit