Levandovski drejt largimit nga Bayerni, e pret Barcelona

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.04.2022, 12:55

Thashethemet për një lëvizje të mundshme në Barcelonë të Robert Levandovskit sa vjen dhe shtohen. Sipas zërave që vijnë nga Spanja, Levandovski aktualisht fiton rreth 25 milionë euro në Mynih dhe për rrjedhojë, është lojtari më i paguar te bavarezët. “Mundo Deportivo” shkruan se Barcelona është ende duke punuar për një transferim të polakut në fundin e këtij sezoni.

Sipas gazetës spanjolle, 33-vjeçari polak është i gatshëm të ulë pagën e tij aktuale në mënyrë që të kalojë te katalanasit edhe pse kontrata e tij te Bajerni skadon në verën e 2023-shit. Golashënuesi më i mirë i Bundesligës nuk kërkon të rinovojë dhe e ka ndarë mendjen për të vazhduar karrierën në një klub tjetër. Drejtuesit gjermanë nuk e përjashtojnë kategorikisht një shitje të Levandovskit në verë. Më e pakta që mund të marrë Bajerni nga shitja e sulmuesit duhet të jetë rreth 40 milionë euro. Klubi ndërkohë po punon për të gjetur zëvendësuesit e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit