Benzema zbulon pse vendosi ta godiste penalltinë në stilin “Panenka”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.04.2022, 08:04

Karim Benzema vazhdon të jetë i papërmbajtshëm, teksa edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Cityt në Champions Leagueishte si zakonisht protagonist absolut për Real Madrid. Francezi shënoi dy gola, njërin me ”Panenka” nga pika e bardhë, për të mbajtur në lojë skuadrën e tij, edhe pse doli e mundur me shifrat 4-3 nga stadiumi “Etihad”. Pas ndeshjes, Benzema ka treguar pse vendosi ta gjuante penalltinë në atë stil, i cili shpesh është i rrezikshëm.

Francezi tha:

Një humbje nuk është asnjëherë e mirë. Ne kemi shumë ambicie në këtë edicion dhe e rëndësishme është që nuk u dorëzuam kurrë. Duhet të shkojmë në “Benabeu” me besim, kemi nevojë për tifozerinë tonë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike siç është fitorja. Panenka”? Gjithmonë e them në mendjen time që nëse nuk e gjuan penalltinë, nuk e humbet penalltinë. Kam shumë besim te vetja, e bëj një gjë të tillë dhe gjithçka është në rregull”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit