Real Madridi nuk dorëzohet, mban hapur kualifikimin ndaj Manchester Cityt

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 23:00

Manchester City dhe Real Madridi luajtën sot aktin e parë në gjysmëfinalen e Champions League, teksa sfida u mbyll me fitoren 4-3 të vendasve. Një sfidë spektakolare që prodhoi shtatë gola. City ka zhbllokuar sfiden që në fillim ndeshjen me De Bruyne, ndërsa pak minuta më vonë shënojnë edhe të dytin me Gabriel Jesus. Ndërkaq, Reali ka ngushtuar diferencat me Benzema. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për vendasit. Në të dytën Foden realizoi të tretin për Cityn, ndërsa Vinicius iu përgjigj për 3-2.

City vazhdoi presionin dhe gjeti golin e katërt me Bernardo Silva, ndërsa si zakonisht Reali nuk u dorëzua dhe shkurtoi edhe njëherë tjetër diferencat me Benzema që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Mbyllet gjithçka 4-3 dhe kualifikimi do vendoset në "Santiago Berbabeu' në ndeshjen e kthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit