Varfëria arrin kulmin në Tiranë, i moshuari detyrohet të vjedhë 2 kg limona

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.04.2022, 20:32

Përtej fasadës që qeveria tenton të paraqesë si të vërtetë, në fakt realiteti i përditshëm i shqiptarëve është krejt i zymtë. Me rritjen e fortë të çmimeve të karburantit e për rrjedhojë edhe të ushqimeve bazë, shumë qyetetarë me të ardhura minimale janë ndjerë në vështirësi tepër të mëdha. Kështu një pensionist i gjorë është detyruar të “shkelë veten” me këmbë e të vjedhë 2 kilogram pranë një tezge fruta-perimesh gjatë orëve të vona të natës. Imagjinoni pak, fukarallëku ka arritur kulmin aq sa ka detyruar shqiptarët që të vjedhin edhe limona për të mbajtur shpirtin gjallë.

Ka qenë pronari i tezgës që ka dërguar pranë redaksisë së Joq Albania videon në fjalë ku shprehet:

Përshëndetje Joq, pardje te parku, Tirane. Ta dija ia jepja vete 2 kg limona. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit