Shkon të hajë te KFC në Tiranë, të riut nga Libia i “ngec” ushqimi në fyt

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 26.04.2022, 19:11

Cilësia e shërbimeve nëpër Fast Food-et e Tiranës nuk është përherë aty ku duhet apo të paktën ashtu siç reklamohet. Këtë fakt e vërtetojnë shumë denoncime të qytetarëve që kanë gjetur papastërti apo objekte të ndryshme brenda ushqime që kanë porositur. Së fundmi një shtetas nga Libia, por që jeton në Shqipëri, na shkruan pikërisht për këtë gjë, pasi në ushqimin që kishte porositur tek KFC, ai gjeti një insekt.

Qytetari thotë se e dinte si KFC-në më të pastër, deri kur u përball me këtë moment:

“E dija se ishte në një nga fast food-et më të pastra në Tiranë, derisa u përballa me këtë moment! Unë jam nga Libia por jetoj këtu në Shqipëri, Tiranë”- shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit