Oligarku ‘jeshil’ i qeverisë Nadir Çausholli/ Veliaj i jep ‘Unazën’ me autobusë me naftë që ndotin Tiranën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.04.2022, 17:39

Ngjyra jeshile simbolizon ngjyrën e parave… Mbase kjo është edhe arsyeja se pse oligarku qeveritar Nadir Çausholli i ka autobusët e tij ngjyrë jeshile e ndezur për të ndjellë ardhjen e parave…

Së fundmi oligarku i Shëndetësisë i dënuar me burg për mashtrimin e popullit me çmimet e ilaçeve që i shiste 12-fish më shumë se çmimi i blerjes, ka marrë nga Veliaj licencën e shërbimin e transportit urban në linjën e Unazës për kompaninë e tij ‘Green Line’.

Çausholli ka sjellë në Tiranë ato çfarë ai i pretendon si autobusa ekologjikë, por që përpos faktit që autobusët kinezë punojnë me naftë dhe baterinë e përdorin vetëm në spotet qeveritare, ndosin qytetin më shumë se linjat e tjera.

Denoncime të pafundme mbushin çdo ditë redaksinë tonë, ku duket ndotja që këto autobusë i bëjnë kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit