Futbollistit shqiptar i hyjnë hajdutët në shtëpi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 16:28

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi është bërë pre një grabitje gjatë fundjavës. Lajmin e raporton gazeta "Levante", e cila shkruan se tre persona me kapuç hynë në shtëpinë e tij dhe plaçkitën sende me vlerë, duke përfshirë para, bizhuteri, çanta markash dhe gjëra të tjera që kapnin vlerën e 1 mln eurove.

Hajdutët u larguan me nxitim kur Mustafi i gjendur një kat më lart kuptoi grabitjen. Policia po përpiqet të gjejë dhe identifikojë autorët e kësaj grabitjeje. Ngjarjet ndodhën natën e së dielës në rrugën Merla në urbanizimin Torre En Conill de Betera në Spanjë. Kujtojmë që Shkodran Mustafi u largua nga Arsenali dhe aktualisht luan në La Liga me ekipin e Levantes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit