Qeshi pas golit të Milanit, Interi përgatit ofertën për mbrojtësin e Lazios

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 15:34

Françesko Açerbi ishte një ndër lojtarët më të kritikuar në radhët e Lazios pas humbjes ndaj Milanit për shkak të së qeshurës së tij ironike në momentin e pësimit të golit. Ai u akuzua për tolerim, por e ka mohuar kategorikisht. Marëdhëniet jo të mira me tifozët e kaltër e kanë shtyrë italianin drejt merkatos, me Interin që duket një nga pretendentet për të.

Sipas “SportMediaset”, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi duket ta ketë kërkuar personalisht afrimin e mbrojtësit pas eksperiencës së kaluar së bashku te Lazio. 34-vjeçari do të zinte kështu vendin e Andrea Ranokias në skuadër, i cili do të largohet në përfundim të këtij sezoni. Mundësitë e realizimit të këtij transferimi nëse gjerat konfirmohen do të ishin të mëdhaja, me presidentin e Lacios Lotito, që do të ishte i gatshëm të bënte një skonto për Interin duke parë dhe situatën momentale me lojtarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit