City-Real dhe milionat, luhet sonte “finalja” e parakohshme e Champions League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 13:46

Do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45 akti i parë i gjysmëfinales së Champions League, Manchester City-Real Madrid. Kjo sfidë cilësohet gjithashtu si një finale e parakohshme dhe vlen miliona. Reali i Madridit dhe City kanë arkëtuar nga 12.5 milionë euro bonus nga UEFA për kualifikimin e tyre në katër skuadrat më të mira të kompeticionit. Dhe në rast se do të presin biletën në finalen e Parisit më 28 maj, atëherë do të përfitojnë 15.5 milionë euro të tjera.

Fituesi do të rrëmbejë edhe 4.5 milionë euro ekstra, por edhe 3.5 milionë për kualifikimin e tyre në finalen e Superkupës së Europës. Deri tani ato kanë arkëtuar 15.64 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, përveç 930 mijë eurove për çdo barazim dhe 2.8 milionë eurove për fitore në këtë fazë. Kualifikimi në 1/8-at vlen 9.6 milionë euro, ndërsa në çerekfinale 10.6 milionë. Të shohim kush do e fitojë aktin e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit