U tha se vrau një nga 14 fëmijët e saj/ Gjykata ndalon ekzekutimin e nënës së dënuar pas lutjes së djalit të saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2022, 11:06

Gjykata më e lartë penale në Teksas urdhëroi ndalimin e ekzekutimit të një nëne me 14 fëmijë, një prej të cilëve ajo dyshohet se vrau më shumë se një dekadë më parë.

53-vjeçares, Melissa Lucio pritej që për disa ditë t’i injektohej një lëndë vdekjeprurëse, mirëpo pas lutjes së djalit të saj i cili besonte se ajo ishte e pafajshme, gjykata e Teksasit urdhëroi ndalimin e dënimit të saj me vdekje.

Son Begs Texas To Halt Mum's Execution Set For Next Week

Sipas mediave të huaja, çështja në fjalë tashmë do të dshtyhet për një kohë të pacaktuar derisa të mblidhen më shumë detaje në lidhje me vdekjen e një prej fëmijëve të saj.

“Falënderoj Zotin për jetën time. Jam mirënjohëse që gjykata më ka dhënë mundësinë të jetoj dhe të provoj pafajësinë time. Mariah (fëmija e saj që dyshohet se ajo vrau) është në zemrën time sot dhe gjithmonë.”-u shpreh zonja Lucio.

Son Begs Texas To Halt Mum's Execution Set For Next Week

Ndër të tjera, raportohet se çështja do i kalojë një gjykate tjetër më të ulët për të shqyrtuar provat e reja.

Burimi: www.nytimes.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Son Begs Texas To Halt Mum's Execution Set For Next Week

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit