Partner sulmi me Ronaldon, Broja drejt transferimit te Manchester United

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.04.2022, 08:03

Ndoshta edhe në ëndrrat e tij më të bukura, Armando Broja nuk e kishe menduar se ndoshta një ditë do formonte dyshen e sulmit me Cristiano Ronaldon, idhullin e tij të fëmijërisë. Kjo mund të bëhet realitet në merkaton e verës. “Daily Express” shkruan se kjo është një nga hipotezat e bujshme që drejtuesit e United po mendojnë.

Që kur “djajtë e kuq” emëruan Erik Ten Hag në pankinën e tyre për sezonin e ardhshëm, ka nisur gara për të mësuar emrat e atyre që do të jenë përforcimet për edicioni e ri dhe e vetmja gjë që është arritur të mësohet është që klubi ka nisur negociata me “një sulmues të ri të Premier Ligës”.

Gazeta prestigjoze angleze ka analizuar situatën dhe sheh vetëm 5 opsione të mundshme që përmbushin disi këto kushte dhe ai që i afrohet më shumë është Armando Broja. Për momentin ka vetëm fjalë, por pritet edhe nisja e negociatave, pasi Chelsea është në vështirësi ekonomike dhe shitja e Armando Brojës te United mund të ishte një zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit