Djalë gjeni/ 13-vjeçari me inteligjencë mbi normalen do diplomohet së shpejti për matematikë dhe fizikë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2022, 08:42

Një 13-vjeçar nga Minesota, SHBA së shpejti do të marri diplomën e Bachelor-it. Deri në moshën 13-vjeçare, shumica prej nesh mëson gjëra “elementare” dhe ndodhet në bankat e shkollës së mesme, por siç duket për Elliott Tanner gjërat janë shumë më të thjeshta. Djali gjeni, do të diplomohet nga Universiteti i Minesotës më 12 maj të këtij viti.

13-Year-Old Set to Graduate from University of Minnesota | Complex

Elliott aktualisht është duke studiuar fizikë dhe matematikë.

Ai tha për mediat e huaja:

Unë kam një pasion të jashtëzakonshëm për fizikën. Ka qenë një nga gjërat e mia të preferuara.

13-Year-Old Genius Is About To Graduate From University Of Minnesota

Ndërkohë, nëna e tij Michelle Tanner, shpjegoi se si në moshën tre vjeçare, djali i saj dinte matematikë dhe po ashtu të lexonte.

“Njerëzit që dëgjojnë historinë e Elliott thonë se ai nuk mund të jetë fëmijë, ose ai u rrit shumë shpejt. Ai është ende shumë fëmijë dhe ndryshimi i vetëm është se ai shkon në shkollë në një ndërtesë tjetër.”-u shpreh nëna e 13-vjeçarit.

Burimi:www.unilad.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

13-year-old boy to graduate from University of Minnesota with degree in physics

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit