Padashje apo e qëllimshme? Gafa e Buffon “trazon” rrjetin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.04.2022, 22:33

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur edhe pse ka mbushur 44-vjeç. Legjenda italiane luan me Parmën në Serinë B dhe duket se do vazhdojë edhe për disa vite të tjera. Gjithsesi, mosha bën të vetën dhe Buffon nuk është më ai që jemi mësuar të shohim në vitet e tij të arta.

Në ndeshjen e fundit ndaj Perugias, ai ka bërë një gafë të rëndë që po bën xhiron e rrjetit. Një kthim i topit mbrapa nuk kontrollohet si duhet nga Buffon dhe kundërshtari realizon gol. Ka dhe nga ata tifozë që akuzojnë në rrjet se veprimi i italianit ishte i qëllimshëm për përfitime bastesh. Pamjet janë të qarta dhe secili mund të krijojë opinionin që do.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit