Bukuroshja aplikon si pastruese për 350 mijë lekë, pronari i ofron 500 nëse “i shtyp” dhe shpatullat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.04.2022, 22:02

Një vajzë bukuroshe e cila nga halli iu përgjigj një njoftimi për punë si pastruese, nuk u besoi syve pasi i shkruajti në telefon personit që e ofronte punën. Vajza po vizitonte faqet online të njoftimeve kur u ndesh më një ofertë si pastruese, tre herë në javë për një pagesë prej 350 mijë lekësh të vjetra.

Pasi kontaktoi personin që ofronte punën nëpërmjet whatsap-it, vajza “pa tmerr me sy”. Si duket “punëdhënësi” i ardhshëm kishte studiuar foton e vajzës që kërkonte punë dhe filloi ta ngacmojë pa “iu skuqur faqja”. Ai i tha se nëse ajo do të pranonte të shtonte edhe ndonjë shërbim ekstra, paga do t’i rritej në 500 mijë lekë të vjetra. E habitur vajza e pyet se për çfarë shërbimi bëhej fjalë dhe “punëdhënësi” i përgjigjet se bëhëj fjalë për “tip masazhi, shtypje shpatullash...”. E tronditur vajza përgjigjet se nuk është më e interesuar për një punë të tillë.

Në vijim denoncimi:

Pershendetje Joq, si jemi katandisur kështu? Vete njeriu kërkon pune, dhe kërkojnë gjera ekstra. Ishte nje njoftim per pastruese 3 here ne jave per 350 mije leke dhe aplikova aty. Por zotëria ne fjale sapo shikoi qe isha goce e re, kërkonte shërbim ekstra, ndonjë masazh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit