Conte dhe Lukaku, PSG mund të ndryshojë fytyrë sezonin tjetër

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.04.2022, 18:32

Paris Saint-Germain po investon fuqishëm vitet e fundit dhe ka sjellë në ekip emrat nga më të mëdhenj të momentit si Neymar, Messi, Mbappe... etj. Gjithsesi, Champions League, trofeu i shumë dëshiruar i presidentit, nuk po vjen ende. Prandaj, sezonin tjetër, klubi francez mund të bëjë ndryshime dhe të ketë një formacion krejtësisht të ri, nëse Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës.

Raportohet se Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga posti i trajnerit të parisienëve dhe se italiani i Tottenhamit dëshiron ta pasojë. Sipas Le Parisien, Pochettino do të largohet menjëherë . Një takim mes drejtorëve të PSG-së dhe Pochettino zbuloi se asnjëra palë nuk dëshiron të vazhdojë marrëdhënien e tyre.

PSG gjithashtu ka zhvilluar bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku. Dhe perspektiva e ribashkimit me Conten, i cili fitoi titullin e Serie A me Interin sezonin e kaluar, mund të jetë joshëse. Me ndryshimet që pritet të ndodhin, tifozët e PSG-së me siguri do të jenë të kënaqur me formacionin e ri sezonin e ardhshëm. Ja si mund të duket:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit