“Ik se na çave b*thën”/ Taksisti shqiptar sherr me modelen e njohur greke

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2022, 16:24

Një incident mes një modeleje greke dhe një taksisti shqiptar është regjistruar në Athinë.

Sipas mediave greke, modelja e njohur Stela Samnjoti, mori një taksi përmes një aplikacioni të njohur, por sipas saj kur ajo kërkoi që të zbriste rreth 50 metra para destinacionit përfundimtar ajo u “sulmua” në shqip dhe në greqisht nga një taksist shqiptar.

Modelja pretendon se taksisti doli nga mjeti dhe filloi ta ndiqte rreth makinës pa asnjë arsye duke e sharë.

"Ky “zotëria” më sulmoi.. Thirra një taksi përmes një aplikacioni me mori nga shtëpia ime me destinacion një vend që ishte 2,3 km distancë dhe për faktin se i thashë të më linte në një rrugicë më para rreth 50 metra, në krahun e majtë papritur filloi të më shante, zbriti nga taksia dhe nisi të më ndiqte."-ka shkruar e reja në mes të videos.

Ndërkohë, e vetmja gjë që modelja arriti bënte për shkak edhe të panikut ishte që gjithçka që ndodhi ta regjistronte në video.

@stellasamnioti Δε πάμε καλά 📍Αθήνα #fyp #fypシ ♬ original sound – Stella Samnioti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit