Reali merr kampionin e radhës, akord me mbrojtësin gjerman

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.04.2022, 14:44

Real Madridi e ka njërin sy te merkatoja dhe nga Spanja raportohet se ka një akord të ri. Klubi madrilen ka arritur akordin me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, i cili ka pranuar të bashkohet me “Galaktikët” pas këtij sezoni. Largimi i tij drejt nga Londra dukej se ishte diçka që pritej të ndodhte, pasi gjermani nuk pranoi të rinovonte, me Realin që duket se ka mundur konkurrencën e Juves, PSG-së dhe Manchester United.

Lajmi për akordin u përhap menjëherë pas deklaratës së Tuhel, i cili e bëri zyrtar vendimin e Rudiger për t’u larguar nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Detajet finale për transferimin e tij priten të bëhen zyrtare së shpejti, me gjermanin që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Ançelotit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit