Mourinho takoi presidentin e Interit pas ndeshjes: E meritoni, jeni më të fortët!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.04.2022, 14:01

Tekniku portugez i Romës, Jose Mourinho nuk e fsheh në asnjë moment simpatinë për Interin, pavarësisht se punon dhe paguhet nga një skuadër tjetër. Portugezi , duket se ka zgjedhur të përgëzojë skuadrën zikaltër, jo vetëm përpara kamerave, por edhe në privatësi.

“Corriere dello Sport”, raporton se Mourinho ka shkuar pranë dhomave të zhveshjes së Interit pas humbjes 3-1 të shtunëndhe është takuar me presidentin Stiven Zhang, duke e përgëzuar për fitoren kundër ekipit të tij.

Mourinho i ka thënë:

Jeni më të fortët dhe unë shpresoj që ta fitoni ju titullin kampion. E meritoni."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit