Frikë për “masakër” natyrore, mbytet anija me naftë në Ekuador

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2022, 18:03

Një anije me 47 fuçi naftë është mbytur në brigjet e një prej ishujve Galapagos të Ekuadorit. Anija, e quajtur Albatroz u mbyt pranë ishullit Santa Cruz, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga kompania shtetërore e naftës Petroecuador.

Oil spill fears: Ship carrying 600 gallons of diesel fuel sinks off  Galapagos IslandsMyClallamCounty.com | MyClallamCounty.com

Sipas mediave të huaja, fatmirësisht katër anëtarët e ekuipazhit shpëtuan shëndoshë e mirë. Rreth 97 përqind e zvarranikëve të Galapagos dhe 80 përqind e zogjve nuk mund të gjenden askund tjetër.

Ship carrying 47 barrels of diesel sinks near environmentally fragile Galapagos  Islands - TrixAbia

Këto statistika e bëjnë arkipelagun një nga vendet në planet me nivelet më të larta të “endemizmit”, për shkak se shumë specie nuk gjenden askund tjetër në Tokë. Ishujt Galapagos janë një arkipelag ishujsh vullkanikë të shpërndarë rreth Ekuadorit në Oqeanin Paqësor.

Galapagos janë të mbushur me gjallesa të rralla, ndërsa vlerësohen si Trashëgimi Botërore nga UNESCO.

BREAKING: Ship carrying thousands of gallons of diesel sinks near Galapagos  Islands - sparking fears of ecological disaster - NewsBreak

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit