Një rast i virusit Ebola është zbuluar në një qytet në pjesën veriperëndimore të Kongos, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së vendit.
Bëhet fjalë për një studente 31-vjeçare, e cila mbërriti në spital dhe pas 2 javësh ndërroi jetë. Testet laboratorike në Badaka, të konfirmuara nga Instituti kombëtar i INRB treguan se ajo ishte infektuar me Ebola.
Sipas mediave të huaja, shkencëtarët vendas dhe ata të ministrisë po monitorojnë tashmë rreth 74 persona, ndërsa qëllimi është që “të kontrollohet kjo epidemi sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kujtojmë se në vitin 2021, një shpërthim Ebola i deklaruar në Benny (lindje) zgjati dy muaj e nëntë ditë, me 11 raste të konfirmuara, nga të cilat 9 ishin fatale.
Virusi Ebola, i identifikuar për herë të parë në vitin 1976 në Zaire transmetohet te njerëzit nga kafshët e infektuara. Transmetimi nga njeriu te njeriu ndodh nëpërmjet lëngjeve trupore. Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë e vazhdueshme, të vjella, gjakderdhje dhe diarre.