Ishte duke dhënë lajmet kur ra tërmeti, gazetarja vijon e qetë raportimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.04.2022, 02:06

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 i shkallës rihter “shkundi” Bosnjen pak para mesnatës.

Një gazetare ka qenë duke bërë raportimet e fundit të 22 prillit në momentin që tërmeti lëkundi Bosnjen dhe të gjithë Ballkanin. Por, ajo që është vënë re ka qenë qetësia që ka pasur spikerja para kamerave, pavarësisht lëkundjeve.

“Opa…një tërmet, tërmet, po bie tërmet”-dëgjohet të thotë ajo dhe vijon me raportimin.

Kujtojmë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Shqipëri, ndërsa në Bosnje është shënuar edhe viktima e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit