Pëllumbi ndërpret kampionatin botëror të “snooker-it” duke u ulur në bilardo në mes të ndeshjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2022, 22:56

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në kampionatin botëror të snooker-it. Një pëllumb është ulur në tavolinën e bilardos në mes të ndeshjes duke e ndërprerë atë.

Zogu qëndroi në tavolinën e bilardos, ndërsa u largua pak më pas për shkak të dritave.

Where is the pigeon going?!' Bird delays play after landing on table at World Snooker Championships - The New Zealand Times

Sipas mediave të huaja pëllumbi u nxor me shpejtësi nga arena, megjithëse kishte lënë tashmë shenjën e tij si, me shumë mundësi, pëllumbi i parë që ka ndërperë kampionatin botëror të bilardos.

A coo for snooker: Pigeon stops the World Championship action - Ireland Live

Lajmi në fjalë ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë komentuar ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit