Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan/ Vdesin 33 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2022, 20:37

Një shpërthim i fuqishëm me bombë në një xhami në veri të Afganistanit ka vrarë të paktën 33 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Zabihullah Mujahid, një zyrtar i talebanëve.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja 43 persona janë plagosur rëndë.

Explosion at Afghan mosque kills dozens of people | News | Al Jazeera

Nuk është e qartë se kush qëndronte pas sulmit, i cili erdhi pas disa shpërthimeve të marra përsipër nga grupi i armatosur ISIS dhe që tronditën Afganistanin.

ISIS-K claims mosque blast in Kunduz, Afghanistan, that killed nearly 50,  injured dozens - The Washington Post

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit