Nusja hedh kanabis në ushqimet e dasmës, të ftuarit përfundojnë në spital me bark dhe të vjella

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2022, 16:50

Një nuse në Florida është akuzuar se ka shtuar kanabis në vaktin e dasmës që ajo ofroi për të ftuarit e saj, duke bërë që shumë të shfaqin simptoma të helmimit dhe të dërgohen në spital. Policia në Florida arrestoi nusen dhe përgjegjësin e menusë së dasmës dy muaj pas dasmës që u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Florida qendrore. Sipas disa prej 50 të ftuarve , ata "ndiheshin të çuditshëm" pasi hëngrën qofte, sallatë Cezar, tortelini dhe "bukë me vaj ulliri dhe barishte" dhe menjëherë pas kësaj filluan të kishin dhimbje stomaku dhe të vjella. Disa u dërguan në spital për trajtim.

Νύφη κατηγορείται ότι έριξε μαριχουάνα στο γαμήλιο γεύμα ‑ Στο νοσοκομείο  οι καλεσμένοι | E-Radio.gr Ειδήσεις

Një nga të ftuarit i tha policisë se ai ndjeu ndjesi të çuditshme, zemra filloi të rrihte shpejt duke e bërë të mendontese ishte çmendur. Nga ana e saj, nusja mohoi të kishte lejuar të futej drogë në ushqim, kur u pyet nga policia. Një e ftuar tha se pa një anëtar të stafit të restorantit duke shtuar "një substancë të gjelbër" në një pjatë menyje, ndërsa një tjetër tha se nusja pranoi se kishte shtuar kërp në vajin e ullirit. Kateringu dhe stafi i tij ishin larguar nga festa përpara se policia t'i merrte në pyetje në vendngjarje.

Florida Bride Accused Of Serving Weed-Laced Food To Wedding Guests

Policia kreu një hetim duke mbledhur enë qelqi dhe ushqim nga tryeza e dasmës për analiza, të cilat përfshinin luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, ëmbëlsira puding dhe lazanja. Zyrtarët thonë se buka dhe lazanja më vonë u testuan pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marihuanë , dhe tre të ftuar gjithashtu u testuan pozitivë për substancën. Nusja dhe dhëndri u arrestuan të hënën e kaluar. Vlen të thuhet se kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Florida, por jo përdorimi rekreativ ndryshe nga disa shtete të SHBA.

Bid to legalize marijuana in Arizona has some advocates seeing red |  Arizona | The Guardian

Burimi:cnn.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit