Lisbonë/ Bashkia do të ofrojë transport publik falas për të rinjtë dhe të moshuarit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.04.2022, 00:42

Lisbona do të ofrojë transport publik falas për fëmijët, studentët dhe të moshuarit, në një lëvizje që kryebashkiaku Carlos Moedas thotë se është vendimtar në luftën e kryeqytetit portugez kundër ndryshimeve klimatike. Kryebashkiaku thekson natyrën mjedisore të masës, duke thënë gjithashtu se “ka shumë pak qytete në Evropë që kanë pasur guximin ta bëjnë këtë”.

Ditën e djeshme Këshilli Bashkiak i Lisbonës ra dakord unanimisht për planin, sipas të cilit të gjithë banorët nën moshën 18 vjeç, studentët nën moshën 23 vjeç dhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeç do të kenë të drejtën e transportit publik falas në metro, autobusë, trena dhe tramvajet që përshkojnë qytetin. Kryebashkiaku Moedas shprehu besimin se kjo nismë e Lisbonës do të shtyjë pjesën tjetër të vendit të miratojë masa të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit