Rama thotë se pi ujë çezme, por ble me Veliajn 20 MLN LEKË ujë tek oligarkët e Lajthizës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2022, 21:38

Ditën e sotme në Kuvend, kryeministri Rama tha se se pi ujin që i vjen në çezmë të shtëpisë. Një deklaratë kontraversale kjo, në një kohë kur standardet e ujit të Tiranës janë konsideruar tejet të ulëta për konsum, me vendim gjykate.

Ironia e gjithë kësaj historie është fakti se edhe vetë Erion Veliaj e ble ujin që e cilëson të pijshëm në Tiranë. Në një tender të fundit të bashkisë me vlerë mbi 21 MLN Lekë pa TVSH, i janë dhënë kompanisë Lajthiza për furnizim me ujë të pijshëm të punonjësve të bashkisë.

Në procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania e Hajri Elezit dhe është shpallur fituese. Pra logjika e Ramës është e thjeshtë: “Bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë”. Këshillon qytetarët të pinë ujë çezme, ndërsa me paratë tona kryetari ble ujë të pijshëm tek oligarkët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit