U gjet i vdekur me fyt të prerë në Itali, ky është 49-vjeçari që ndërroi jetë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 20:00

Ditën e sotme në Itali u gjet i vdekur një 49-vjeçar me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Aineo Redo nga Bulqiza. Ky i fundit punonte si avokat, ndërsa u gjet i vdekur me fyt të prerë nga një kalimtar i rastit në galerinë BNL në rrugën Emilia Santo Stefano.

homocidi

Kujtojmë se hetuesit gjetën një thikë në dorën e viktimës, mirëpo deri në këto momente nuk dihet nëse bëhet fjalë për një inskenim për të devijuar hetimet, nëse thika e mbajtur është e njëjta që ka shkaktuar plagën fatale, nëse është përdorur për mbrojtje, apo nëse tregon se avokati në fjalë është vetëvrarë.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë italiane me ndihmën e të ndjerit.

Aineo Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit. Ai shkoi në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit