Mësuesi hiqet nga puna për shkak të tatuazheve: Më kushtuan 50,000 paund!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 16:11

Një burrë i cili është quajtur “mësuesi më i frikshëm në botë” për shkak të numrit të madh të tatuazheve, ka treguar se ka shpenzuar 52,000 paund për të “ngjyrosur” trupin e tij dhe është hequr nga puna pikërisht për këtë arsye.

Sylvain Helaine ka punuar si mësues në Francë dhe në Londër për më shumë se një dekadë, ndërsa pretendon se atij iu tha se nuk do të lejohej të jepte më mësim, pasi një fëmijë kishte frikë nga ai.

Teacher Moved From Kindergarten Role After Parent Complains About His  Tattoos - LADbible

Siç mund ta shihni, Helaine i cili punon gjithashtu edhe si model, është “mbuluar” nga koka deri tek këmbët me tatuazhe.

Është një pamje ekstreme, por jo që domosdoshmërisht duhet ta pengojë atë të ketë një punë, apo jo?

Megjithatë, mësuesi i shkollës fillore i cili ka rreth 91,000 ndjekës në Instagram, sipas mediave të huaja dëshiron që t’i japi mësim fëmijëve.

World's most terrifying teacher' banned from educating kids under  six-years-old - NewsExplorer

“Pamja ime nuk është pengesë në përditshmëri, sepse mendoj se jam mësues i mirë dhe bëj maksimumin në punën time dhe përparoj nga viti në vit”-u shpreh ai.

Në atë kohë, një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se ishte arritur një marrëveshje me Sylvain që ai të jepte mësim në një klasë me nxënës më të mëdhenj, sepse ata pretenduan se fëmijët nën moshën gjashtë vjeç “mund të trembeshin nga pamja e tij”.

Mr Snake': Meet the teacher who is France's most tattooed man |  Entertainment-photos – Gulf News

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit