Për t’u habitur/ Burri gjobitet me 65 paund sepse hija e makinës së tij “binte” në një vend parkimi për personat me aftësi ndryshe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 14:55

Një burrë ka marrë 65 paund gjobë për shkak se hija e makinës së tij “binte” në një vend parkimi për personat me aftësi ndryshe.

Matthew Cole, i cili punon si kopshtar, e mori gjobën pasi la makinën e tij të parkuar jashtë zyrës postare Blackheath në Lewisham.

Natyrisht, Cole nuk ka “kontroll mbi diellin” ose drejtimet në të cilat mund të bien hijet, kështu që ai e përshkroi situatën si absurde.

I was slapped with a £65 fine for 'parking' in a disabled bay – but it was  my car's SHADOW

“Unë mendoj se 65 paund nuk janë shumë për shumë njerëz sot, por parimi është i gabuar. Nëse nuk e paguaj gjobën në një kohë të caktuar, ajo do të dyfishohet në 130 paund dhe është shumë”-u shpreh ai për mediat e huaja.

Cole apeloi gjobën dhe argumentoi se nuk kishte asnjë sinjal parkimi për personat me aftësi të kufizuara në vendin në të cilin ishte parkuar makina e tij, por këshilli e hodhi poshtë ankesën e tij.

Megjithatë, Cole është i vendosur të mos dorëzohet dhe ka paraqitur një ankesë të dytë.

I was slapped with a £65 fine for 'parking' in a disabled bay – but it was  my car's SHADOW

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit