Projektligji/ Prindërit që godasin fëmijët mund të përballen me pesë vjet burg

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2022, 14:31

Sipas një projektligji, prindërit që godasin fëmijët e tyre mund të përballen me pesë vjet burg nëse dënohen. Në vitin 2020, Skocia ndaloi që prindërit të mund të ndëshkonin fizikisht fëmijët e tyre, ndërsa Uellsi i ndaloi ata muajin e kaluar.

Komisionerja e Fëmijëve në Angli Dame Rachel de Souza është pro ndalimit të prindërve që të ndëshkojnë fëmijët fizikisht, por ka edhe nga ata që e kanë kundërshtuar masën në fjalë.

De Souza tha për mediat e huaja se ajo e urren ndëshkimin fizik të të rinjve.

Calls to make smacking children illegal in England - but ban would 'punish good parents' | UK | News | Express.co.uk

“Unë jam kundër çdo lloji dhune ndaj fëmijëve. Për shkak se fëmijët preken më shumë se të rriturit.”-u shpreh ajo.

Ajo tha se e admiron Skocinë dhe Uellsin për masën e vendosur.

Smacking ban: Parents to face jail under new Welsh law | news.com.au — Australia's leading news site

Nga ana tjetër, sekretari i Arsimit Nadhim Zahaëi tha se “ka një ndryshim shumë të madh midis abuzimit të fëmijëve dhe ne kemi mbrojtje vërtet të forta, por një goditje e lehtë në krah për një fëmijë nga një prind është një vendim që prindërit duhet të marrin, jo shteti.”

Ai shtoi se nëse vajza e tij 9-vjeçare sillet keq, asaj i jepet një “goditje e lehtë në krah” nga gruaja e tij.

Effects Of Smacking Children Include Poor Mental Health Growing Up

Nga ana tjetër, Joanna Barrett, Shefja e Politikave të “NSPCC” tha:

Fëmijët janë ata që cënohen më shumë në shoqërinë tonë dhe meritojnë më shumë. Ne duhet të kuptojmë ato që tha Komisionerja e Fëmijëve Rachel de Souza sot, për një ndryshim në ligj.

To smack or not to smack?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit