“Trendi i ri”/ 25-vjeçarja lind papritur: Nuk e dija që isha shtatzënë, barkun e kisha të sheshtë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2022, 19:02

Gjëja e parë që ndodh në trupin e një gruaje kur ajo mbetet shtatzënë është që barku i saj rritet. Mirëpo një e re ka thënë se barku i saj ka qenë i sheshtë gjatë gjithë kohës së shtatzënisë.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja e quajtur Jordan tha se nuk e dinte se ishte shtatzënë derisa lindi vajzën e saj.

Një grua e quajtur Jordan pohoi në një TikTok se nuk e dinte se ishte shtatzënë derisa vajza e saj lindi

Por, për ata që nuk besojnë, ajo ka publikuar madje edhe fotografi gjatë gjithë shtatzënisë së saj, teksa duket thuajse njësoj deri në muajin e nëntë.

Madje, ajo vazhdon të mbajë triko me barkun jashtë, duke nxjerr me krenari në pah barkun e saj të tonifikuar.

“Fakti që kjo është e mundur është e frikshme”-ka thënë një komentuese në një nga fotot e saj.

Ajo kishte veshur bluza gjatë gjithë shtatzënisë

Ndërkohë, një tjetër u shpreh:

Zot, unë do të vdisja nga shoku nëse do më ndodhte kjo gjë.

“Frika e re u hap”-tha një tjetër.

Jordan tha se ajo fitoi vetëm 13 kilogramë gjatë shtatzënisë

“Në të vërtetë ju mund të jeni shtatzënë dhe të keni ende perioda dhe të mos ndjeni lëvizjen e foshnjës për shkak të pozicionit që ndodhet. Është shumë e frikshme.”-ka shkruar një grua tjetër.

Jordan sigurisht nuk është e vetmja grua e re që ka një shtatzëni të papritur.

Stomaku i Jordanit mbeti i sheshtë edhe në tremujorin e fundit të shtatzënisë

Në moshën 16-vjeçare, një vajzë e quajtur Elle Wood i kërkoi babait të saj t'i jepte një qetësues për shkak të dhimbjeve të forta. Por, më pas, rreth 20 minuta më vonë ai e ndihmoi të lindte.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm, u regjistrua edhe ditën e djeshme në vendin tonë, ku një e re e cila nuk e dinte që ishte shtatzënë lindi në tualetin e QSUT-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit