Me kufje në vesh/ Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje pas vdekjes së djalit të tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2022, 15:44

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje sot për Manchester United për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij.

Superylli portugez dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez konfirmuan lajmin tronditës të hënën, duke e përshkruar djalin e tyre të porsalindur si një “engjëll”, ndërsa shtuan se vajza e tyre e vogël po u jepte të dyve “forcë” mes dhimbjes emocionale.

Sipas mediave të huaja, Ronaldos iu dha leje që të qëndronte pranë familjes së tij. Mirëpo, siç duket ai ka vendosur që të kthehet në ambientet stërvitore të klubit në Carrington sot.

Cristiano Ronaldo leaves Man Utd training ground in back of car as he's  seen for first time since tragic death of son

Postimi i Ronaldos në Instagram kur dha lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tij:

Me dhimbjen tonë më të thellë njoftojmë se djali ynë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë mund të na japë forcë për të tejkaluar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të duam përgjithmonë.

Cristiano Ronaldo leaves Man Utd training ground in back of car as he's  seen for first time since tragic death of son

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit