5-vjeçarja në gjendje të rëndë nga tumori në tru, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.04.2022, 15:04

Lorik Durmishi, babai i Lorenës 5-vjeçare kërkon ndihmë për shërimin e vajzës së tij e cila është e sëmurë nga tumori në tru.

Ai thotë se vajza e tij është në gjendje shumë të rëndë dhe i duhet brenda pak orësh ta dërgojë për trajtim jasht vendit, ndërsa për shkak të kushteve të rënduara ekonomike ai nuk mund të ia dal i vetëm.

Lorena Durmishi nga fshati Shajkovc i Podujevës, sipas dokumenteve mjekësore të datës 20.04.2022 është diagnostifikuar me tumor në tru dhe mjekët në Prishtinë kanë rekomanduar që të vazhdojë urgjent trajtimin jashtë vendit.

Numri kontaktues i familjarëve është: +38344-522-657 dhe +38348-376-239

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Lorenën e vogël, numrat e xhirollogarive janë në fotot e mëposhtme. Familja ju përgjërohet për ndihmë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit