Të “mbytur” në borxhe/ Afganët shesin veshkat e tyre për të mbijetuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2022, 14:36

Pasi grupi militant i talibanëve mori kontrollin e Afganistanit, jeta e njerëzve që jetojnë atje është përkeqësuar. Sipas mediave të huaja, të shumtë janë ata që tashmë po shesin veshkat e tyre për të mbijetuar.

Prindërit e një 15-vjeçari futën djalin e tyre në operacion në mënyrë që mjekët t’i hiqnin atij veshkën, e për rrjedhojë ata të shlyenin disa borxhe.

Veshka e të riut kushtoi vetëm 4500 dollarë.

Rasti në fjalë tregon se si shumë prindër afganë po mundohen që t’i mbijetojnë krizës humanitare të shkaktuar nga rënia e qeverisë verën e kaluar dhe rishfaqja e talibanëve për herë të dytë brenda 20 vitesh.

No description available.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 39 milionë banorësh të vendit po përballen me krizën e urisë. 95% prej tyre nuk hanë mjaftueshëm. Ndërkohë, çmimet e produkteve të konsumit siç është për shembull mielli është dyfishuar, ndërsa ekonomia ka “ngrirë” për shkak të sanksioneve.

Οι κάτοικοι στο Αφγανιστάν πουλάνε τον νεφρό τους γιατί δεν υπάρχει άλλος τρόπος να επιβιώσουν

Situata po i shtyn afganët drejt zgjidhjeve ekstreme, dramatike dhe të rrezikshme.

Dy spitale në qytetin e Heratit, në perëndim të vendit, çdo muaj kryejnë rreth 15-20 operacione në muaj (heqin veshkat e njerëzve), ndërsa veprimtaria e paligjshme nuk shqetëson aspak autoritetet.

Aφγανιστάν: Πουλάνε τα παιδιά τους για να ζήσουν

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit