Terroristi rus në Shqipëri! Eksperti i kriminalistikës: Pjesë e spiunazhit serbo-rus, duan të destabilizojnë Ballkanin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.04.2022, 09:56

Vladislav Pozdnyakov është një shtetas rus i cilësuar si terrorist dhe me rrezikshmëri të lartë ndërsa deri në vitin 2021 udhëhiqte Male State, lëvizje radikale shoviniste "ekstremiste". Pozdnyakov, një trajner fitnesi 30-vjeçar, u largua nga Rusia në fund të vitit 2018, pasi mori një dënim me kusht me akuzën për "nxitje të urrejtjes ndaj grave". Ndërkohë mësohet se më 4 shkurt Pozdnyakov ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër.

30-vjeçari rus është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, teksa bëhet e ditur se ka hyrë në Shqipëri me një automjet me targa ruse, ndërkohë që ende nuk është gjetur nga autoritetet shqiptare dhe ende nuk ka dalë nga territori ynë. Gjithashtu, i riu në fjalë ka kërcënuar se do të kryente shpërthime me tritol në Budva. Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, ka folur lidhur me hyrjen e një terroristi në trojet shqiptare.

I ftuar në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se Poznajkov është pjesë e shërbimeve inteligjente ruse. Ndër të tjera ekspert i kriminalistikës tha se i riu është terrorist është këtu për të destabilizuar Ballkanin.

Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës:

Ata kanë një qendër e cila dyshohet se është qendra më e madhe e spiunazhit në rajon. Është një qendër serbo-ruse, e hapur në vitin 2012, qendër humanitare. Ata e kanë krijuar atë për emergjencat civile. Edhe të gjitha këto të këqijat e mëdha në rajon, të gjitha këto prapaskenat të errëta, të zeza mendohet se vijnë nga kjo qendër. Tani këtu ka disa gjëra që janë të lidhura me krimin e organizuar. Ishte një fitore shumë e madhe edhe e mafias ruse sepse aktualisht kalon nga Krimea, sipas raportit, 1/8 e heroinës nga Afganistani.

Pse e them këtë? Sepse këto familje të njohura të drogës kanë çuar mercenarë në zona si në Bosnje, Kosovë, ka pasur vullnetarë mercenarë rusë të forcave paramilitare.

Vladislav është një nga elementët e këtij pazëlli, që dyshohet shumë që është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë. Këta që vijnë nuk janë vetëm agjentë, janë pjesëtar të krimit të organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit