Performoi i veshur si grua, mësuesi i frëngjishtes jep dorëheqjen pas kritikave të prindërve të fëmijëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 20:29

Një mësues i një shkolle të mesme ka dhënë dorëheqjen nga një shkollë në Wisconsin, SHBA pas kritikave të shumta nga prindërit e fëmijëve, pasi ai performoi i veshur si grua.

Mësuesi i frëngjishtes Matt Kashdan performoi për studentët, si pjesë e "Javës së Arteve të Bukura", duke kërcyer i veshur me një fustan ngjyrë blu dhe taka të kuqe.

High School French teacher resigns after furious parents slam his drag performance | Daily Mail Online

“Njerëzit më quajnë pedofil, më quajnë narcisist”-tha Kashdan, duke i quajtur kritikat “homofobike”.

Ndërkohë, videoja në të cilën ai shfaqet duke kërcyer ka bërë xhiron e rrjetit.

Kashdan tha se nuk është penduar për performancën pavarësisht kritikave, duke shtuar se ai do të fillojë të performojë më shpesh.

Megjithëse Kashdan tha se mori një mbështetje të madhe nga kolegët e tij dhe po ashtu nxënësit për performancën, shkolla tha se ai kishte dhënë dorëheqjen ndërsa shtoi se ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë gjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit