Lajm i mirë/ Vdekjet ditore globale të Covid tani janë në pikën e tyre MË TË ULËT që nga shpërthimi i pandemisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 18:44

Vdekjet e përditshme të Covid në mbarë botën kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në atë që ekspertët e kanë përshkruar si "diçka për të festuar".

Vdekjet ditore arritën në 14,500 në dimër në vitin 2020 dhe 10,900 në kulmin e valës Omicron në shkurt.

The parallel universe where coronavirus doesn't exist derailed our pandemic response - CNET

Ndërkohë, tashmë thuhet se vdekjet nga Covid këtë javë ranë në 3,250. Pra, numri është shumë më i ulët që nga marsi i vitit 2020.

Studiuesit vlerësojnë gjithashtu se shkalla e vdekshmërisë së rasteve Covid tani qëndron në 0.25 për qind në mbarë botën, që do të thotë se një në 400 njerëz që rezultojnë pozitivë vdesin nga virusi.

Study shows Far-UVC light destroys COVID-19 virus and genome - Med-Tech Innovation

Sipas mediave të huaja, shifra në fjalë shënon shkallën më të ulët të regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 6.2 milionë vdekje nga virusi janë konfirmuar në mbarë botën në dy vitet e para të pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë (990,000), ndjekur nga Brazili (660,000), India (520,000) dhe Rusia (365,000).

Experts: Little chance novel coronavirus will die out in summer - CGTN

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit