Shkoi tek dentisti për të mbushur dhembët, burri thith pa dashje gjilpërën shpuese dhe i ngulet në mushkëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 17:16

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një vizitë rutinë dentare përfundoi në një ngjarje që mund t’i rrezikonte jetën një pacienti.

Një burrë u dërgua me urgjencë në spital, pasi thithi pa dashje gjilpërën e aparatit të mbushjes së dhëmbëve.

Man inhales drill bit into lung while at dentist

Jozsi 60 vjeç tha për mediat e huaja:

Isha te dentisti duke mbushur një dhëmb dhe më pas dentisti më tha se gëlltita një gjë. Unë as që e ndjeva. Gjithçka që ndjeva ishte që po më vinte një kollë.

Sipas mjekëve, kolla bëri që gjilpëra të përfundonte në mushkëri, mirëpo ishte jashtëzakonisht e vështirë që të gjendej me një pajisje të thjeshtë.

Man In US Goes To Dentist To Get Tooth Filled, Inhales Drill Bit Into Lung

Një procedurë e rrallë mjekësore u krye nga Dr. Alraiyes dhe ekipi i tij duke përdorur një pajisje të re, e cila përdoret për zbulimin e kancerit.

Fatmirësisht ekipi mjekësor ishte në gjendje të nxirrte me sukses copën metalike nga rrugët e ngushta të frymëmarrjes pa asnjë dëm për Jozsin.

Dental Services Available at Ailin Teo Dental Surgery

“Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur në jetën time kur hapa sytë”-tha 60-vjeçari, i cili shtoi se gjilpërën metalike e ka mbajtur në një raft në shtëpi.

Patient inhales 1-inch dental drill bit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit