Shkencëtarët paralajmërojnë se një mutacion i ri “Zika” mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 16:41

Sipas shkencëtarëve, virusi Zika i transmetuar nga mushkonjat mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme. Studiuesit nga Instituti i Imunologjisë La Jolla në San Diego, Kaliforni kohët e fundit identifikuan një lloj të ri virusi.

Credit: Alamy

Megjithatë, ndryshe nga Covid-19, simptomat e Zikës si ethet, skuqja dhe konjuktiviti shpesh janë të lehta. Sipas mediave të huaja, shqetësimi kryesor për shkencëtarët vjen kur sëmundja infekton gratë shtatzëna, pasi ka potencial të shkaktojë defekte në lindje si mikrocefalia. Pra, kur një fëmijë lind me një kokë të vogël dhe një tru më të vogël.

Baby with microcephaly related to the Zika virus. / Credit: Xinhua / Alamy

Kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të virusit Zika që nga një shpërthim i madh në Brazil në vitin 2015, i cili ndikoi në përgatitjet e Lojërave Olimpike në vitin 2016.

Simple Zika virus mutation could evade immunity and spark new dangerous  outbreak, scientists warn | Euronews

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit