Gruaja rivesh fustanin e saj të nusërisë në ditën e dasmës së shoqes: Ky është fustani më i bukur që kam

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 15:27

Kur është fjala për të marrë pjesë në dasmën e dikujt tjetër, ekziston një rregull kryesor i pashkruar, “mos vishni të bardha”.

Por një grua, e cila është nga SHBA, vendosi t'i çojë gjërat një hap më tej duke riveshur fustanin e saj të nusërisë në ditën e dasmës së shoqes së saj.

Attending a wedding during coronavirus

“Unë u martova pesë vjet më parë dhe vesha një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë në ceremoninë ligjore në bashkinë e qytetit dhe më pas patëm një ceremoni fetare në të cilën vesha një fustan të bardhë më tradicional deri në dysheme. Shoqja ime do martohet së shpejti dhe unë po mendoj të rivesh fustanin tim vjollcë në dasmën e saj, pasi është fustani më i bukur që kam.”-u shpreh gruaja për mediat e huaja.

The woman shared a snap of the purple dress in question

Më tej ajo tha se nuk e kishte takuar shoqen pesë vite më parë, ndaj ajo nuk do ta dinte që ishte fustani i saj i nusërisë.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se një nga të ftuarit e tjerë të saj është një mikeshë e përbashkët, e cila ishte gjithashtu e ftuar në dasmën e saj, kështu që ndoshta do të kujtonte se ajo e veshi fustanin në ceremoninë e saj të dasmës.

Për shkak se nuk dinte se çfarë të bënte, ajo kërkoi nga publiku që t’i jepte asaj një mendim.

Naked' wedding dresses set to be big 2019 trend - but brides will have to be VERY brave - Mirror Online

“Ti ndoshta e ke blerë këtë fustan për të pasur diçka që mund ta veshësh disa herë, mendoj se është 100% në rregull që ta riveshësh”-tha një grua.

Ndërkohë, një tjetër u shpreh:

Nuk është diçka e keqe nëse e rivesh, sepse nuk është fustan nusërie edhe nëse e ke veshur në dasmë.

Pas këtyre dhe shumë përgjigjeve të tjera pozitive, gruaja vendosi që të riveshi fustanin tek dasma e shoqes së saj.

10 Chic Wedding Dresses for Brides of Any Age - mywedding

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit