Po mësonte makinën brenda varrezave, shoferja e re përplaset me 8 gurë varresh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 13:57

Një shofere e re e cila po mësonte makinën brenda varrezave, përfundoi duke u përplasur me tetë gurë varresh.

Nga ana tjetër, policia tha se ajo ndoshta nuk do duhej që të kishte marrë kurrë patentën.

Shoferja është një grua 53-vjeçare, e cila kishte marrë së fundmi patentën, ndërsa në “praktikën” që zhvilloi tek varrezat po e ndihmonte një i afërm që ta mësonte më mirë.

Learning driver crashes into Melrose cemetery, toppling gravestones - The Boston Globe

Fatmirësisht, gruaja dhe “shoqëruesi” i saj nuk mbetën të lënduar, ndërsa varrezat nuk shin aq me “fat”, pasi gruaja përplasi me automjet jo një, por tetë gurë varresh.

Sipas mediave të huaja, policia ka thënë gjithashtu se makina, një “Range Rover model i vjetër”, pati disa dëmtime në pjesën e përparme të saj pasi u përplas me varret.

Woman Crashes Eight Headstones While Practicing Her Driving Skills, She's Not Very Lucky - autoevolution

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit