Kur “karma” funksionon/ Hajduti vdes në aksident, pasi dhunoi dhe i vodhi makinën një gruaje të moshuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2022, 13:29

Një grabitës makinash që plagosi rëndë një grua të moshuar ka vdekur në një aksident automobilistik pak pasi i vodhi automjetin. Sipas mediave të huaja, 71-vjeçarja San Antonian Shirlene Hernandez ishte duke marrë një pije të gazuar nga një dyqan pranë një karburanti kur hajduti iu afrua.

Burri e goditi atë në fytyrë disa herë dhe i hoqi çelësat nga duart, përpara se të largohej me makinën e saj. Pas grabitjes së makinës, policia e gjeti makinën në autostradë. Brenda është gjetur trupi i të dyshuarit për grabitën e automjetit.

E moshuara, e cila mbeti e plagosur rëndë pas incidentit, tha:

Ka shumë njerëz që thonë se kjo do të thotë “karma”. Ai më lëndoi, por Zoti e pa të arsyeshme ta nxirrte nga "mjerimi" i tij.

Carjacker beats up 72-year-old, takes car, only to die in crash, police say : r/news

Pavarësisht se është tronditur nga ngjarja në fjalë, e moshuara po vazhdon të punojë dhe po mundohet të kursejë në mënyrë që të blejë një makinë tjetër.

Nga ana tjetër, mbesa e saj ka hapur një “GoFundMe” në mënyrë që njerëzit të kontribuojnë për t’i siguruar të moshuarës para që të blejë një automjet në mënyrë që të mund të shkojë në “punë ose takime”.

Carjacker Who Beat Up And Stole 71-Year-Old Woman's Vehicle Dies In Car Crash Shortly After

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit