Vinçi në Portin e Durrësit vrau punëtorin 19-vjeçar, lihen në burg punonjësit që shkelën rregullat e punës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.04.2022, 11:26

Në datë 15 prill në Portin e Durrësit humbi jetën në mënyrë tragjike një punëtor 19-vjeçar dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së punëtorëve të portit. I riu u tërhoq zvarrë nga vinçi duke gjetur vdekjen. Për tragjedinë në fjalë është vendosur masa “Arrest me burg” për 3 punonjësit e portit të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku.

Më konkretisht gjyqtari i kësaj çështje ka vendosur arrest me burg për Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës. Shtetasit në fjalë akuzohen se nuk kanë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

Kujtojmë se i ndjeri Rufan Belshaku u aksidentua për vdekje, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit