I vonuan sufllaqen, 29-vjeçarit “i fluturojnë pëllumbat” dhe qëllon 4 herë punonjësin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.04.2022, 18:55

Një ngjarje vërtet e pabesueshme ka ndodhur në Pescara të Italisë ku një 29-vjeçar i uritur qëlloi 4 herë ndaj punëtorit të fast-food-it pasi i vonoi sufllaqen. Klienti i quajtur Federico Pecorale u arrestua më pas nga policia dhe përfundoi në gjykatë. Pamjet aspak të zakonta janë publikuar së fundmi në gjyq ku 29-vjeçari duket se si qëllon 4 herë ndaj punëorit të fast-food-it, një 23-vjeçar emigrant nga Republika Domenikane. Punëtori i shkretë dallohet se si tenton të fshihet i frikësuar në një cep të dyqanit. Nga policia u mësua se italiani 29-vjeçar humbi durimin gjatë kohës që po priste për porosinë e tij jashtë dyqanit.

Burimi:La Repubblica Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit