Ndodh mrekullia/ Momenti kur telefoni i mençur ia shpëton jetën ushtarit ukrainas (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2022, 16:41

Një ushtar ukrainas lirisht mund të quhet njeriu më me fat në botë, për faktin se e ndan vetëm pak centimetra nga vdekja.

Ushtari ishte në vijën e parë të frontit, kur një plumb u shkrep në drejtim të tij nga ushtria ruse – ku ky plumb për pak centimetra nuk ia mori jetën.

E ajo çfarë e shpëtoi atë ishte pikërisht telefoni i mençur që e kishte pasur me vete, dhe plumbi kishte goditur atë dhe kishte ngecur brenda baterisë së telefonit.

Bëhet fjalë për një plumb të kalibrit 7.62, i cili siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, i kishte ngecur në telefon dhe nuk kishte depërtuar – duke ia goditur trupin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit